Për GTC
German Training Center në tekstin e mëtejmë GTC) është themeluar në vitin 2002 nga një grup ndërkombëtarësh financuar nga donatori KNH(Kinder Not Hilfe) nga Gjermania.
GTC është një organizatë jo qeveritare e regjistruar në zyrën për OJQ-t në Prishtinë si Qendër për ushtrimin e veprimtarive në fushën e trajnimit profesional dhe edukimit, ka statusin e përfituesit publik dhe nuk ka për qëllim fitimin.
Kjo organizatë tanimë ka një bashkëpunimi të gjatë me Donatorin KNH nga Gjermania dhe financohet nga donacionet dhe participimet e klientëve të saj.

